LAJMI I FUNDIT:

Helmetat e çiklizmit – argumentet pro dhe kundër vënies së tyre

Helmetat e çiklizmit – argumentet pro dhe kundër vënies së tyre

Ka shumë debate që kanë të bëjnë me përdorimin e helmetave të çiklizmit. A na ofrojnë këto helmeta vërtet mbrojtje apo thjesht u dhurojnë çiklistëve ndjenjën e rrejshme të sigurisë – gjë e cila shpie në më shumë aksidente?

Pra, pyetja kryesore është – a na shpëtojnë vërtet jetën këto helmeta?


Argumentet kundër helmetave

Ata të cilët janë kundër që helmetat të bëhen të detyrueshme me ligj në shtete të ndryshme të botës besojnë se kjo është masë joefektive e sigurisë e cila i diskurajon njerëzit nga çiklizmi dhe e krijon imazhin se çiklizmi është aktivitet me rrezikshmëri të lartë, transmeton Telegrafi.

Ata argumentojnë se çiklizmi është formë e shëndetshme dhe e lirë e transportit dhe se rreziqet me të cilat ballafaqohen çiklistët duhet të zvogëlohen duke bërë përmirësime në infrastrukturë, trajnime, etj.

Një tjetër argument kundër helmetave është se ato e kanë një efekt negativ. Hulumtimet tregojnë se vozitësit e veturave i tejkalojnë çiklistët mesatarisht 8.5 centimetra më afër kur ata janë duke mbajtur helmetë.

Gjithashtu, çiklistët që mbajnë helmetë janë më të rrezikuar nga aksidentet edhe për shkak të faktit se nuk dëgjojnë mirë kur i mbajnë ato.

Argumentet pro helmetave

Ka shumë dëshmi që e mbështesin idenë se mbajtja e helmetave është shumë e rëndësishme për sigurinë e çiklistëve.

Ekspertët thonë se mbajtja e helmetave është mënyra më efektive për t’i zvogëluar lëndimet e kokës dhe numrin e fataliteteve nga aksidentet me biçikleta.

Sidoqoftë, të gjithë ekspertët e parandalojnë se helmetat nuk i parandalojnë aksidentet e as nuk e garantojnë mbijetesën, por janë masë sekondare e sigurisë dhe mund t’i zvogëlojnë rreziqet e lëndimeve serioze në tru apo në kokë gjatë aksidenteve.

Madje, hulumtimet tregojnë se helmetat e ulin rrezikun e lëndimeve në kokë dhe në tru deri në 88%.

Shkencëtarët amerikanë po ashtu thonë se helmetat e zvogëlojnë rrezikun e lëndimeve traumatike në tru përgjysmë.

Një raport i ekspertëve shëndetësorë amerikanë po ashtu ka konstatuar se ata që mbajnë helmeta janë 44% më pak të prirë të vdesin nga aksidentet dhe 31% më pak të prirë t’i thyejnë eshtrat e fytyrës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori