LAJMI I FUNDIT:

Helmeta ilire mbi 2 mijë vite e vjetër zbulohet në Dalmaci

Helmeta ilire mbi 2 mijë vite e vjetër zbulohet në Dalmaci

Helmeta e lashtë ilire është gjetur në një rajon shkëmbor që besohet të ketë qenë aty për më shumë se dymijë vite.

Helmete pavarësisht viteve është ruajtur mirë. Ajo u gjet në malet e Zakotaracit në pjesën jugore të Dalmacisë, Kroaci, transmeton Telegrafi.


Arkeologët gjithashtu kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli të një gruaje.

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë. /Telegrafi/