LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri transportoi aeroplanin e lehtë që kishte mbetur ne një zonë malore

Helikopteri transportoi aeroplanin e lehtë që kishte mbetur ne një zonë malore

Morgan Inglis dhe Dan Grant nga Frontiers Helicopter, kanë arritur ta largojnë me sukses një aeroplan të lehtë që kishte mbetur në një zonë malore, 80 kilometra larg Derby të Australisë.

Vështirësia më e madhe e tyre, ka qenë ta sigurojnë fluturaken, që të mos bëjë lëvizje kundër dëshirës së tyre, derisa po e transportonin me helikopter, transmeton Telegrafi.


B3 Squriel që peshon 1,340 kilogramë, e ka ngrehur në ajër aeroplanin Cessna 210 që peshon 1,016 kilogramë dhe e ka dërguar në një hapësirë të sigurt. Ky aeroplan kishte mbetur në atë pjesë, pas një aterrimi emergjent të fillim të korrikut.

Sipas pilotëve që e kryen transportin, kjo është ngarkesa më e madhe që e kanë bartur ndonjëherë, derisa më herët kanë bartur edhe disa helikopterë të vegjël, për t’i dërguar në pjesë më të mira. /Telegrafi/