LAJMI I FUNDIT:

Hej, deri herën tjetër!

Hej, deri herën tjetër!

Tre ditë. Trembëdhjetë semi-finalistë. Ide të mahnitshme të panumërta.

Hej App Camp shënoi përmbylljen e tij të dielën në mbrëmbje në mesin e shumë pjesëmarrësve, stafit të IPKO-s dhe ICK-së, si dhe shumë njerëzve të tjerë të cilët erdhën të mbështesin shoqërinë dhe familjarët e tyre. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të secilit koncept te aplikacioneve të zhvilluara gjatë tre ditëve, juria vendosi për gjysmë-finalistët dhe finalistët e këtij edicioni të Hej App Camp.
Lista e emrave/ekipeve të gjysmëfinalistëve është si vijon: Amar Syla, ABE Games, Autostop, Chatanon, Error, Hej Loja, Horizont, MDSoft, Ninja, Rrogashtaja, Safido, Sushi dhe Creo. Ky i fundit pranoi gjithashtu një çmim special, me ç’rast ICK is dhuroi hapësirën si inkubator dhe konsulentë për zhvillimin e mëtutjeshëm të idesë së tyre.
Mes këtyre gjysmë-finalistëve u zgjedhën pesë finalistë, të mirët nga më të mirët, të cilët do të vazhdojnë të garojnë më tej. Ata janë: Chatanon, Hej Loja, MD Soft, Ninja dhe Sushi. Secili nga këto ekipe ka pranuar edhe dhuratat si Iphone5s, Samsung Galaxy 5S, shërbime të IPKOS dhe përfitime tjera. Pas gjashtë javëve ekipet do ta prezantojnë produktin e tyre final, i cili nëse është i suksesshëm, do të jetë i qasshëm për të gjithë ata që duan ta kenë.
“Aktiviteti në përgjithësi ishte sfidues. Ekipet dhe garuesit individual e dhanë më të mirën në periudhën e shkurtë kohore që e kishin” tha Valon Rexha, zhvillues i aplikacioneve dhe anëtar i jurisë. Më tej ai shpjegon “Kualiteti i aplikacioneve të prezantuara është i përshtatshëm për aq sa kishin kohë dhe kanë potencial të madh për përmirësim në të ardhmen e afërt”.
Blaz Umek, konsultant dhe mentor gjatë Hej App Camp, gjithashtu tregon se kualiteti i produkteve të zhvilluara ishte shumë i mirë. “Përderisa isha në mentorim, vërejta disa ide dhe produkte shumë të mira. E keni një të ardhme të ndritur përpara jush”, tha ai gjatë ceremonisë së mbylljes.
Si shpërblim për të gjitha këto koncepte të shkëlqyera të zhvilluara gjatë Hej App Camp, IPKO dhuroi për të gjithë pjesëmarrësve 6 muaj të pakos Hej! si dhe sim kartela 4G. Pas të gjithash, siç tha Rexha “Të gjithë jemi fitues. Puna ekipore dhe koha e kaluar bashkë iu mundësoi pjesëmarrësve të bashkëpunojnë dhe të planifikojnë projekte të ardhshme”.
Hej App Camp është njëri nga kampet e aplikacioneve i organizuar në vend, dhe edicioni i parë si Hej. Dita e tretë e këtij kampi shënoi ditën e fundit të këtij edicioni, por do të ketë edhe shumë të tjera që do vijnë. Hej ju të gjithë, deri herën tjetër!



Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori