Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 00:25 në Isniq.


“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/