LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Vetëvendosje e ka shumë gabim nëse në koalicion hyn për ta “blu” LDK-në

Haziri: Vetëvendosje e ka shumë gabim nëse në koalicion hyn për ta “blu” LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherë kryetar i Gjilanit, ka thënë se asnjë subjekt politik, individë të caktuar brenda tyre, nuk mund të shkatërrojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, fillimisht ka përmendur PDK-në, për të cilën ka thënë se kanë tentuar ta destabilizojnë LDK-në, por që nuk ia ka dalë.


“PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, ani pse këtë e ka pas qëllim kryesor”, thotë Haziri.

Ai shkon me tutje. Derisa tani veçse, kanë filluar takimet për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, kreu i Gjilanit ka thënë se as këta të fundit, nëse mendojnë të “bluajë”, LDK-në, e kanë shumë gabim.

“Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, thotë ai.

Haziri ka theksuar se, ‘Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pasë vend në asnjë mënyrë’, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori