LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Vdekja e qytetarëve nga COVID-19, alarm për kujdes maksimal

Haziri: Vdekja e qytetarëve nga COVID-19, alarm për kujdes maksimal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në këtë ditë kur Gjilani është në zi për rastin e djeshëm të humbjes së jetës së qytetarëve, ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, në mënyrë që shëndeti publik i qytetarëve të mos rrezikohet.

Haziri, ka bërë të ditur se në vija zyrtare janë duke punuar me qeverinë e Kosovës që të zgjidhen disa nga kërkesat emergjente të Spitalit Regjional të Gjilanit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve për kujdesin intenziv të sëmurëve dhe fluksit eventual të të infektuarve, sepse në këtë institucion jepen shërbime shëndetësore për të gjitha Komunat e Anamoravës dhe nevoja e mbështetjes është e domosdoshme.


Ai ka apeluar për rritje të masave dhe kujdesit ndaj virusit, ‘maska është obligative dhe distanca sociale gjithashtu. Vdekja e djeshme është alarm për të gjithë qytetarët, edhe për ata që e kanë humbur besimin në këtë infeksion, por edhe për ata që e konsiderojnë të rrezikshëm, apo për ata që e konsiderojnë grip të zakonshëm.

“Nga rezultatet e marra sot, për mostrat që janë punuar nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi katër rezultate me konfirmim pozitiv dhe rastet tjera janë negative, duke konfirmuar edhe shërimin e 9 qytetarëve të Gjilanit. Dita e djeshme ishte mort i madh në Gjilan, kemi humbur tre qytetarë të respektuar, që kanë humbur betejën me Covid fatkeqësisht. Sot Gjilani është në ditë zie, në shenjë respekti e dhimbje për qytetarët tanë. Ne po vazhdojmë me ndërmarrjen e masave adekuate kundër sëmundjes”, ka thënë Haziri.

Haziri ka dhënë edhe shifrat e fundit të rasteve gjatë gjithë përballjes me pandeminë globale, për Komunën e Gjilanit.

“Kemi 190 të shëruar plotësisht, raste aktive janë 130, të vdekur 7, ndërsa rasti i tetë, i një të riu që ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore, testi është marrë në gjendjen pas vdekjes dhe do të konstatohet nëse ka pas infeksion me Covid apo ka vdekur si pasojë e problemeve tjera shëndetësore. Vdekja e këtij të riu, ka qenë tragjedi jo vetëm për familjen Zeqiri në Gjilan, por për të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Deri në këto momente që po flasim kemi pasur 327 të infektuar me Covid. Prej rasteve që i kemi aktive, 47 janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional, prej të cilëve 24 janë me Covid dhe kanë nevojë për tretman intenziv, por nuk kanë simptoma të rënda dhe trajtimi bëhet për shkak të oksigjenit në klinikën infektive dhe në repartet e spitalit”, ka theksuar kryetari në fjalën e tij, në konferencën me gazetarë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori