LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK dhe VV ende nuk kanë diskutuar për ndarjen e ministrive

Haziri: LDK dhe VV ende nuk kanë diskutuar për ndarjen e ministrive
Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se nuk është diskutuar asnjëherë deri tash për ndarjen e ministrive në mes LDK-së dhe LVV-së për qeverinë e ardhshme.

Për koalicionin e mundshëm në mes këtyre partive, Haziri për KosovaPress, thotë se kjo çështje nuk diskutohet pa u bërë harmonizimi i politikave sektoriale dhe politikave qeverisëse që duhet pasur partnerët e koalicionit në të ardhmen.


Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri deklaron se raportimi në media për ndarje të ministrive janë spekulative, sepse ato nuk janë ndarë dhe nuk është diskutuar ende për to.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së deklaron se ende nuk është bërë definimi i qartë edhe i listës së deputetëve, edhe i përqindjes së partive politike, por sipas të cilit, kjo parti nuk do të presë gjatë kësaj kohe dhe nuk do të qëndrojnë duarkryq.

Ai tha se grupi punues nga LDK është mandatuar nga takimi i djeshëm, për të dhënë dinamikë të re për harmonizimin e politikave sektoriale në mes grupit punës të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Për Lutfi Hazirin, ndarja e resorëve është puna më e lehtë, teksa pati edhe një porosi sa i përket ndarjes së ministrive.

“Ju kisha lutur që funksionarët partiakë mos me bërë ndarje të resorëve (ministrive) përmes mediave dhe përmes deklaratave popullsitë, sepse zgjedhjet janë kryer dhe pritet certifikimi i rezultateve. Çdo deklarim i jashtë relacioneve që kanë ndërtuar liderët e dëmtojnë fillimin e mbarë të koalicionit”, deklaroi Haziri.

Haziri tha se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosja po bisedojnë në dy nivele, në nivelin politik liderët përfaqësohen me një anëtar plus, në rastin e LDK-së, është kryetari Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Omani që kanë mbajtur një takim deri më tash me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi.

Haziri thotë se grupet profesionale tre plus tre janë mandatuar që t’i harmonizojnë politikat sektoriale rreth programit qeverisës për koalicion të mundshëm.

“Harmonizimi i këtyre politikave do të jetë dinamikë, mandej edhe e nevojës së ndarjes resorëve brenda partnerëve, e cila nuk është diskutuar asnjë herë deri tash dhe nuk diskutohet pa u bërë harmonizimi i politikave sektoriale dhe politikave qeverisëse që duhet pasur partnerët e koalicionit në të ardhmen”, u shpreh Haziri.

Numri dy i LDK-së foli edhe për listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie që po qarkullon në media, për të cilën tha se nuk është ‘plotësisht e saktë’.

“Ajo listë nuk përfundon ashtu. Nuk e di kush e ka nxjerrë, është listë punuese që ka mundur të del nga zyra e LDK-së, por është listë e punës. I vetmi autoritet që mund të lëshojë një listë të tillë mund të jetë kryetari i LDK-së, eventualisht KQZ-ja si organ kushtetues. I kisha lutur deputetët dhe mediat mos të manipulojnë me një listë të tillë, sepse mund të shkaktojë pa asnjë arsye pasoja”, tha Haziri./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori