LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende nuk ka përfunduar (Video)

Haziri: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende nuk ka përfunduar (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti është duke e përgatitur që lëndën për rezultatin e balotazhit në Prishtinë, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka theksuar se kandidati i LDK-së, për të parin e kryeqytetit, ka arritur që “ta dridh” kundërkandidatin e tij, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti.


“Mund të them se në Prishtinë, koalicioni ka funksionuar me Arbër Vllahiun, por nuk mund ta them të njëjtën për strukturat tjera të partisë. Në anën tjetër, nuk ka pasur reagim të votuesve të PDK-së për t’i dhënë votën Arban Abrashit, ashtu siç thuhej”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se falë votuesve të LDK-së, Agim Bahtiri për të dytën herë radhazi po e fiton Mitrovicën, por që sipas tij, edhe fitorja e VV-së në Prizren, ka qenë e ndikuar kryekëput nga votuesi i LDK-së.

Sipas tij, VV-ja e ka përdorur votuesin e partisë së Hazirit në Prizren, por e ka luajtur lojën e djallit, në Ferizaj, duke i disiplinuar votuesit e tyre, që të mos e përkrahin kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarqa.

“Në Ferizaj kemi pasur koalicion të të gjithëve. Të gjithë anëtarët e Qeverisë kanë qenë në Ferizaj, i vetmi vend që ka funksionuar PAN-i, por tash kundër Svarqës”.

Ndërsa, sipas Hazirit, nuk ka funksionuar koalicioni LDK – PDK në Kamenicë, dhe se nënshkrimi formaI i marrëveshjes e ka dëmtuar kandidatin Shaip Surdulli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori