LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Ëndërroj të luaj për Zidanen

Hazard: Ëndërroj të luaj për Zidanen
during the Premier League match between AFC Bournemouth and Chelsea at Vitality Stadium on October 28, 2017 in Bournemouth, England.

Ylli belg, Eden Hazard ka pranuar se të luaj nën drejtimin e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane është një ëndërr e tij në një moment në karrierën e tij.

Anësori sulmues i Chelseat ka qenë shpesh e lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu gjatë gjithë karrierës së tij, që daton në ditët e tij te skuadra franceze, Lille.


Megjithëse, ai nuk është i fokusuar në një lëvizje në të ardhmen e afërt, Hazard pranoi se do të ishte një ëndërr që ai të luante për njeriun që admironte sa ishte lojtar, por edhe si trajner.

Reali e do Hazardin si zëvendësues të Bale
Lexo po ashtu Reali e do Hazardin si zëvendësues të Bale

“Të gjithë e dinë respektin që kam për Zidane si lojtar, por gjithashtu si një trajner dhe ai ishte idhulli im”, ka thënë fillimisht Hazard për RTL.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhmen, por sigurisht, do të ishte një ëndërr për mua të luaja nën drejtimin e Zidane”.

“Por, unë jam duke shijuar jetën në Chelsea në këtë moment. Ende kam shumë gjëra për të arritur këtu dhe jam i përqendruar të luaj për Chelsean”.

Hazard dhe Mourinho flitej se i kanë të acaruara marrëdhëniet! (Getty Images)

Përveç Zidanes, reprezentuesi belg gjithashtu zbuloi se ai do të mirëpriste mundësinë për të punuar edhe një herë me ish-trajnerin e tij te Blutë, Jose Mourinho edhe një herë.

Mourinho përshëndeti të gjithë ish-lojtarët e tij te Chelsea, por Hazardi e injoroi keq portugezin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Mourinho përshëndeti të gjithë ish-lojtarët e tij te Chelsea, por Hazardi e injoroi keq portugezin (Foto/Video)

“Natyrisht se do të isha i lumtur ta ripërsërisja atë, sepse kishim një marrëdhënie të mirë”, shtoi Hazard.

“Gjithashtu, më pëlqen ta përballoj atë si një kundërshtar, por nëse duam të punojmë së bashku në të ardhmen, do të ishte një kënaqësi”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori