LAJMI I FUNDIT:

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Aktorja amerikane Hayden Panettiere përshkroi marrëveshjen e kujdestarisë së saj dhe Wladimir Klitschko ndaj vajzës Kaya dhe shpresën se kjo do të ndryshojë.

Që kur ish-boksieri mori kujdestarinë e plotë të tashmë shtatë vjeçares në vitin 2018, vajza e saj “nuk është kthyer kurrë në Kaliforni”, tha Panettiere para bashkë-prezantuesve të “Red Table Talk” të mërkurën (28 shtator).


Ylli i “Remember the Titans” vuri në dukje se ajo ka parë vajzën e saj, e cila jetonte në Ukrainë derisa ajo u dërgua diku tjetër sepse ishte e rrezikuar kur Rusia pushtoi.

Foto: Getty Images

Megjithatë, aktorja nuk ka “marr asnjë aluzion” se situata aktuale e kujdestarisë do të ndryshojë.

“Më kanë thënë se mund të shkoj dhe ta shoh atë në çdo kohë”, shpjegoi ish-ylli i “Heroes”.

“Më duhet vetëm të mbaj shpresën se një ditë, kur ajo të jetë mjaft e madhe që mendimi i saj të respektohet pak më shumë dhe dëshirat e saj të dëgjohen, do të ketë më shumë shpresë nga ajo anë”, tha tutje ajo.

Foto: ‘Red Table Talk’/Facebook

Panettiere detajoi momentin “zemërthyes” që ajo nënshkroi kujdestarinë e plotë ndaj ish të fejuarit të saj ndërsa Kaya ishte në Ukrainë, duke thënë se ishte shokuese për të.

“Ajo ishte tashmë atje në një vend ku xhaxhai i saj është kryetar bashkie dhe ata janë ikona atje”, tha Panettiere për Wladimir dhe vëllain e tij, Vitali Klitschko.

Foto: Hayden Panettiere/Instagram

“Është një vend që është shumë i dominuar nga meshkujt dhe nuk mund të bëja shumë”, u shpreh aktorja.

Megjithëse kandidatja për “Golden Globe” e konsideron atletin si një “baba fantastik” dhe mendon se beson se ai po bën gjënë e duhur, Panettiere dëshiron që Wladimir në të ardhmen të kuptojë se çfarë do të thotë ndarja e Kaya nga nëna e saj.

Foto: Getty

“Fëmijët kanë nevojë për nënat e tyre. Kaya po shkon përreth dhe po pyet gra të tjera nëse mund t’i quajë mami. Kjo është një thirrje për ndihmë”, tha Panettiere’

Kujtojmë që Panttiere ishte në lidhje me Wladimirin nga viti 2009 deri në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori