LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu takon zyrtarin nga BE, flasin për reformat në drejtësi dhe zhvillimet e fundit në veri

Haxhiu takon zyrtarin nga BE, flasin për reformat në drejtësi dhe zhvillimet e fundit në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, shefin e zyres së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shefin e EULEX-it në Kosovë,  Lars-Gunnar Wigemark dhe përfaqësues të tjerë.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu foli për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë reformën në drejtësi, çështjen e Vetingut dhe ndryshimet e nevojshme ligjore si dhe adresimin e luftës kundër dhunës në familje dhe trajtimin e krimeve të luftës.


“Ministrja Haxhiu vlerësoi lartë bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me mekanizmat e BE-së dhe misionin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë takim, është diskutuar edhe për situatën e krijuar së fundmi në veri të Mitrovicës pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit ku u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori