0Shares

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë shqetësim për formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë shprehur vetëm shtetet e NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ushtrinë e Kosovës e mbështesin shtetet kryesore të NATO-s, si SHBA, Gjermania apo Franca”.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se FSK-ja është trajnuar nga NATO për t’u bërë ushtri dhe madje ka treguar suksese të shumta në garat ndërkombëtare.

“Ne vërtet jemi vonuar në themelimin e ushtrisë…I kemi dhënë kohë edhe komunitetit serb që të reflektojnë dhe të kuptojnë se ushtria është edhe në të mirë të tyre, por kemi humbur kohë”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se në fund të vitit 2005 deputetët serb në Kuvendin e Kosovës janë pajtuar për themelimin e ushtrisë, në këmbim të disa vendeve të rezervuara, por siç thotë ai, LDK kishte kundërshtuar dhënien e këtyre vendeve për serbët dhe rrjedhimisht kishin bllokuar formimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Marrëveshja e Kumanovës duhet të jetë krenari për qytetarët sepse me atë marrëveshje ka kapitulluar ushtria serbe.

Haxhiu ka thënë se familjarët e deputetëve të Vetëvendosjës, Glauk Konjufca e Rexhep Selimi kanë futur mallra nga Serbia, ndërsa në biznesin e deputetit të LDK-së është gjetur mallra me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”, tha Haxhiu.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Haxhiu ka thënë se Kosova nuk mund të shtyjë agjenda në BE, por këtë e bëjnë shtetet e fuqishme kur ato dëshirojnë.

“Në është e vërtet që jemi vonuar në disa kritere për vizat, por Kosova nuk mund të shtyjë agjenda në BE”, tha deputeti i PDK-së./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)