LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu: Procesi i Vetingut është prioritet i qeverisë sonë

​Haxhiu: Procesi i Vetingut është prioritet i qeverisë sonë

Minstrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se procesi i Vetingut në institucionet e drejtësisë është prioritet i qeverisë Kurti. Sipas saj vetëm me anë të këtij veprimi do të kthehet besimi i qytetarëve në këto institucione.

Në mbledhjen e qeverisë që është duke u mbajtur, Haxhiu i paraqiti gjitha sukseset që sipas saj i ka arritur në 100 ditëshin e parë të qeverisjes.


“Procesi i Vetingut është prioritet i qeverisë sonë me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Më lejoni që t’iu informojë se pavarësisht sfidave më pandeminë grupi i ekspertëve që janë votuar në një mbledhje të qeverisë ka vazhduar punën. Besoj që tash do të kemi një dokument të vlefshëm, por ndoshta do të duhej të ia zgjasim afatin së paku 1 muaj për faktin se rrethanat e pandemisë e kanë kufizuar kontaktin fizikë”, tha ajo.

Haxhiu tha se kanë hartuar koncept dokumentin për Gjykatën Komerciale, si dhe reduktuar shpenzimet e ministrisë. /kp/Telegrafi/