LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pranon raportin e progresit për Kosovën

Haxhiu pranon raportin e progresit për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e lartë të BE-së të kryesuar nga Vassilis Maragos, Plamena Halacheva, Jarmo Feliks Helppingas dhe zyrtarë të tjerë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “fillimisht Maragos ia dorëzoi ministres Haxhiu raportin e progresit të KE-së, ndërkohë që kanë diskutuar për proceset e rëndësishme, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe procese tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe BE-së”.


Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Maragos me nismat të cilat i ka iniciuar Ministria e Drejtësisë dhe ato që po ndërmerr në konsolidimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Theks të veçantë, Haxhiu i ka kushtuar procesit të Vettingut, i cili mbetet ndër prioritetet kryesore të kësaj ministrie.

Haxhiu ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët e Bashkimit Evropian duke theksuar nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë dhe mbështetjes profesionale të reformës në drejtësi.

Ndërsa, Maragos siguroi ministren e Drejtësisë se mbështetja e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë do të vazhdojë me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta në zhvillimin e një sistemi të drejtësisë funksional, profesional dhe llogaridhënës në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me ç’rast pati dakordim për një bashkëpunim më të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta sa i përket objektivave të sundimit të ligjit, liberalizimit të vizave dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ndryshe, në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE-së ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dy faktorë kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19.

Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik.

“Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”.

Në raport theksohet qartë, se “Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit” posaçërisht në lidhje me rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarëve terroristë që morën pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme”.

Si edhe në vitet e mëparshme, prej vitit 2018, në raportin e progresit përmendet se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, një gjë e tillë akoma nuk po ndodh.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka kundërshtuar asnjë konkluzion të raportit të progresit.

Kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se qeveria e tij tashmë po bën përpjekje të pandalura që të përmirësojë situatën në fushën e sundimit të ligjit.

Raporti i progresit është publikuar më 19 tetor të këtij viti, kur edhe i është dorëzuar kryeministrit Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori