LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Po punojmë çdo ditë për reforma në drejtësi

Haxhiu: Po punojmë çdo ditë për reforma në drejtësi

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës kanë organizuar një takim me qëllim të lansimit të raportit “Vlerësimi krahasues i të dhënave mbi funksionin e drejtësisë në vend(2014-2020)”, raport ky i cili tregon për numrin e gjyqtarëve, prokurorëve, normën e zgjidhjeve së lëndëve për kategori dhe norma të ndryshme të gjyqësorit, numrin e ditëve për përfundimin e lëndëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë të angazhuar dhe të përkushtuar në arritjen e reformës në drejtësi.


“Si ministri jemi duke punuar me përkushtim, me dedikim për arritjen e reformës për drejtësi në Kosovë, për të cilën siç jeni në dijeni jemi duke punuar çdo ditë.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Ministria e Drejtësisë e konsideron edhe metodën e analizës dhe të dhënave shumë të rëndësishme për identifikimin e problemeve në sistemin e drejtësisë dhe për këto të gjetura do të hartojë politika duke filluar me koncept-dokument për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin për të proceduar më pas për hartimin e ligjeve apo plotësim-ndryshimin e tyre pavarësisht si na udhëzon koncept-dokumenti”, tha ajo.

Ajo tha se ky raport përfshin numrin e përgjithshëm numrin e gjyqtarëve, prokurorëve, normën e zgjidhjeve së lëndëve për kategori dhe normë të ndryshme të gjyqësorit, numri i ditëve për përfundimin e lëndëve.

“Ky raport i vlerësimit krahasues i të dhënave mbi funksionimin e të dhënave mbi sistemin e drejtësisë në Kosovë për periudhën 2014-2020 është caktuar nga Ministra e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë, përfshirë këtu Këshillin Gjyqësorë të Kosovës, Këshillin Prokurorial, Odën e Avokatëve dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike falas, përmes projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës i bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për efikasitetin e Drejtësisë për vlerësimin e sistemeve gjyqësore.

Do të theksohet se kjo metodologji përdoret në krah të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka për qëllim të analizojë funksionimin e sistemeve gjyqësore dhe të orientojë politikat e drejtësisë dhe të arrihen korniza më të mira kohore gjyqësore dhe të optimizojë menaxhimin e kodit gjyqësor”, shtoi Haxhiu.

Kryetari i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power, foli për raportin i cili është punuar në një kohë shumë sfiduese të pandemisë, derisa tha se kjo sfidë ka ndikim edhe në sistemin e drejtësisë.

“Ky raport u shqyrtua në vitet 2021/2022 dhe është një kohë shumë sfiduese për arsye të krizës me pandeminë, e cila ka ndikuar në tërë botën, prandaj kriza ende nuk ka përfunduar dhe ndikimi i saj në funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk mund të injorohet.

Të dhënat statistikore duhet të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, ka raporte statistikore në dispozicion përmes menaxhimit të rasteve, për menaxhimin e statistikave në mënyrë automatike që është zhvilluar në mbështetje të Këshillit të Evropës në Kosovë.

Ato monitorojnë numrin e rasteve të vjetra dhe që duhet tu jepet atyre…

Kjo ndërmarrje e metodologjisë në Pejë mund të duket se është në mungesë teknike e larguar nga ngjarjet që paraqiten, por të them se ky lloj i punës është çështje fondamentale e të drejtave të njeriut dhe efikasitetit te sistemit të drejtësisë ka të bëjë me Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe me të drejtën për gjykim të drejtë”, tha ai.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj potencoi se ky raport është një shembull i punës së suksesshme, e i cili, siç tha ai, nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e zyrtarëve të institucioneve.

“Sigurisht raporti është një shembull i mirë i punës së koordinuar i institucioneve për shkak se do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e të gjithë zyrtarëve të institucioneve tona për të nxjerrë një raport i cili merr perspektiva të Këshillit Gjyqësor është tejet i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se pranon dhe jep vlerësim për standardin e SPEZH dhe politika të avancuara dhe për faktin se vjen në një moment të rëndësishëm kur ne jemi duke vënë vlerësime për efikasitetin e gjyqësorit dhe drejtësisë në përgjithësi. Siç kemi vërejtur nga raporti komponentët kryesore të tij janë buxheti që ka sistemi i drejtësisë dhe gjyqësori pa përjashtuar sistemin prokurorial”, tha ai. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori