LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi?

Haxhiu: Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi?

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Haki Abazi, duke e pyetur se për çfarë programit qeverisës e ka fjalën ai, kur flet për diçka të tillë.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkundër se është i detyruar, kryeministri në largim nuk e ka sjell asnjëherë programin qeverisës para deputetëtve.


Ajo e ka kritikuar qeverinë për mbledhjen e mbajtur sot, në të cilën thotë se e ka lavdëruar veten.

“Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi ? Për programin e premtuar të KM në largim të cilin nuk e solli të plotë asnjëherë para deputetëve. E që në fakt ishte i obliguar. Në vend se të merret me pandeminë dhe me situatën e vështirë nëpër të cilët po kalojnë qytetarët këto ditë, Qeveria e Kosovës e paska bërë një mbledhje për t’u vetlavdëruar. Madje, Haki Abazi paska marrë guximin që të lavdërohet për “programin qeverisës” dhe publikimin e tij në “afat rekord” si dhe për ‘keqpërdorimin e parasë publike’”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu i është drejtuar Abazit duke thënë se kur një qytetar i rëndomtë i Kososvës kur mendon për hikoprizinë, do t’i shkojë mendja te ai.

“Hakiu me gjasë ka harruar se qeveria që udhëhiqet nga partia e tij, programin qeverisës, i cili edhe ashtu nuk është as gjysmak, e ka sjellë kush e di sa kohë pas themelimit të qeverisë. Për më tepër, përderisa këta lavdëroheshin se kinse me qeverinë e re nuk do të paguhej rryma në veri, por që nuk e ndalen dot, tash flasin edhe për “keqpërdorimin e parasë publike”. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi se pagesa po bëhet, përkundër që dokumentet nuk po publikohen. Apo iu kan pëzier gjërat Hakiut të Rockfeller-it, tek flet për keqpërdorimet e pozitës zyrtare dhe parasë publike, sepse mendjen veç aty e ka. Haki, një qytetar i rëndomt i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja tek ti”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori