LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara po humbin vlerën

Haxhiu: Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara po humbin vlerën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konsideron brenge të madhe që shumë prej pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara po mbesin me vite të tëra si te tilla dhe po e humbin vlerën.

Këto komente ajo i bëri në tryezën e organizuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional ne ketë drejtim me qëllim te fuqizimit të Agjencisë.

Sipas saj ligji për Byronë Shtetërore i cili ndodhet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte që gjithë kjo pasuri e konfiskuar dhe sekuestruar të ndahet për grupet e margjinalizuara dhe institucionet.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport theksoi se përdorimi i mjeteve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale që janë konfiskuar dhe sekuestruar për të ndihmuar komunitetet është një ide e mirë.

Ai theksoi se konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurisë është një vegël efektive për të luftuar krimin sepse marrja e këtyre aseteve ilegale sipas tij godet në zemër kriminelet dhe aktivitetet e tyre.

Zëvendësuesi i Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Enver Kransiqi tha se kanë zhvilluar aktivitet intensiv përfshirë bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese.

Sipas tij, vendimet për konfiskim kanë qenë në 60% në favor të konfiskimit dhe për vlerën monetare kanë qenë më te mëdha për 30%./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori