LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu tha se opozita po dëshiron t’i lëshojmë pe Vuçiqit, i reagon Çitaku nga PDK: Kurti po mundohet ta personalizojë situatën

Haxhiu tha se opozita po dëshiron t’i lëshojmë pe Vuçiqit, i reagon Çitaku nga PDK: Kurti po mundohet ta personalizojë situatën

Tensionet e ditës së shtunë në veri të vendit nxitën reagime të shumta në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në lidhje me këtë tha se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe legjitime, ndërsa të turpshme dhe për keqardhje i quajti qëndrimet e opozitës në këtë rast.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se opozita në Kosovë po dëshirojnë që t’i lëshojmë pe Serbisë dhe t’i përmbushin apetitet e Vuçiqit.

“Vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme. Qëllimi i tyre është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial prandaj edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre. Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, shkroi Haxhiu në Facebook.


Ndërsa për këtë deklaratë ministres Haxhiu nga opozita i ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo tha se kjo Qeveri është pronare e vendimeve dhe gabimeve dhe se kryeministri Kurti po e personalizon situatën e krijuar.

“Ministrja e Drejtësise sulmon opozitën.  Kryeministri personalizon krizën e krijuar.  E nderuara Qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.  Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës”, tha Çitaku.

Ndërkaq, tensionet u shtuan pasi Lista Serbe deklaroi se do të largohet nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Pas vendimit – të marrë në një takim me dyer të mbyllura në Zveçan – dorëheqje dhanë edhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, ata të gjyqësorit dhe prokurorisë në veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Lajme
Kalo në kategori