LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk do ta kontestojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do të lejojmë koorporatizmin brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një intervistë për Telegrafi.com ka folur për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për Vettingun si dhe për disa parregullsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).

Haxhiu ka thënë se në Gjykatën Kushtetuese aktualisht është Ligji për Byronë dhe dosja e Vettingut për shqyrtim, ndërsa për Ligjin e KPK-së ajo tha se nuk do ta kontestojnë aktgjykimin e Kushtetueses, por as nuk do të lejojnë koorporatizmin brenda KPK-së.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Janë disa pika që Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë dhe që ndërlidhen sidomos me çështjet kryesore që trajton projektligji, dhe pjesa kryesore është çështja e mandateve të anëtarëve të KPK-së. Strategjia për sundimin e Ligjit, që është një dokument shumë i rëndësishëm, e që ka pasur një mbështetje të gjerë përveç të qeverisë edhe të partnerëve tanë, shoqërisë civile madje kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, ka rekomanduar që të bëhet strukturimi i KPK-së, gjegjësisht nga 13 anëtarë sa janë, ku 10 janë prokurorë që edhe Gjykata Kushtetuese thotë që është koorporatizëm, 3 nga ta janë anëtarë jo prokurorë, dhe 7 kemi konsideruar që është numër i mjaftueshëm…”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë intervistës për Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas saj, përmes Ligjit të KPK-së kanë paraparë që numri i anëtarëve brenda këtij institucioni të jetë 7, e jo 13.

Por siç u shpreh ajo, Gjykata Kushtetuese ka theksuar që balanci në mes të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë është në përputhje me Kushtetutën, dhe numri i anëtarëve brenda KPK-së, nuk parashihet me Kushtetutë, por vetëm me ligj.

“Ky është një ndryshim ligjor, nuk parashihet me Kushtetutë numri i anëtarëve të KPK-së, madje as përzgjedhja e anëtarëve të KPK-së, nuk është kategori kushtetuese, siç ndodh me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sepse anëtarët e Këshillit Gjyqësor parashihen me Kushtetutë, ndërsa anëtarët e KPK-së nuk parashihen me Kushtetutë, përveç se me ligj. Prandaj kemi konsideruar që kemi pas të drejtë që përmes strukturimit, disa prej anëtarëve me short të ju ndërpritet mandati, një formë shumë demokratike, jo arbitrare. Pra Gjykata në këtë pikë ka vlerësuar që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, u shpreh ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu /Foto: Ridvan Slivova/

Por, Haxhiu tha se pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese do të nisin menjëherë ndryshimet që do të bëhen në KPK.

“Sigurisht që ne do ta komentojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund ta kontestojmë atë, sepse nuk ka instancë tjetër ku mund ta kontestonim. Ndaj dhe si i tillë duhet të pranohet. Pas aktgjykimit ne menjëherë do ta mbledhim grupin punues dhe do ta shohim se cilat janë mundësit që i kemi përpara, por një ju garantoj që nuk do të lejojmë koorporatizëm brenda KPK-së, sepse nuk mund ta pranojmë një situatë, ku e pranojnë të gjithë instancat që është gabim dhe ne e shohim për disa vite gabimin si po vazhdon. Një gjë mund të garantoj, do të shohim alternativa për të pamundësuar koorporatizmin brenda KPK-së”, theksoi Haxhiu për Telegrafin.

Ndryshe, Haxhiu në këtë intervistë ka folur edhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe reformat që duhet të ndërmirren në të ardhmen. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori