Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Metë Shatri, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kanë zhvilluar një takim me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Shatri dhe Haxhiu diskutuan për sfidat dhe perspektivat e të rinjve në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe për politikat që synojnë fuqizimin e studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm shëndetësorë.
Haxhiu theksoi se studentët dhe të rinjtë kanë qenë në qendër të politikave qeveritare gjatë viteve të fundit, duke përmendur arsimin publik falas, bursat për studentët e fushave STEM dhe programin “Mobiliteti për Studentë”, i cili mbështet ata që studiojnë larg vendbanimit të tyre.
Nga ana e tij, Metë Shatri vlerësoi rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor dhe në përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja, duke theksuar se një sistem shëndetësor më i fortë fillon me mbështetjen e studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm.
“Investimi në arsim dhe në rininë tonë është investim në të ardhmen e Kosovës”, u tha gjatë takimit, ku studentët patën mundësinë të paraqesin idetë dhe shqetësimet e tyre lidhur me studimet dhe zhvillimin profesional.


































