Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se qytetarëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër për t’i mbështetur, përvec asaj për tërheqjen e parave nga Trusti.
“Edhe pas krizës ekonomike që e kaploi vendin, nuk kemi pas veprime ashtu siç i kanë ndërmarrë vendet tjera, krahasu dy vendet tona fqinje edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë. Tek Maqedonia kemi pas 26 masa të veprimit të Qeverisë, që ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e çmimit të konsumit ditor. Në Kosovë nuk ka pasur asnjë veprim të tillë dhe ka rrjedhë kërkesa e qytetarëve që të riprocedohet plotësim-ndryshimi i ligjit për kursime pensionale, apo siç njihet Trusi pensional”.
“Që të mundësohet, tërheqja e mjeteve nga Trusti, një kërkesë që e pata propozu në formë në amandamentit në vitin 2020, kur ishte tërheqja e Trustit 10%, ndërsa e pata propozu një kategorizim prej 10 deri në 30% për kategoritë që janë më të rrezikuara ato që kanë më pak trust, konsiderohen që kanë më pak të ardhura, të mbështeten më shumë. Kjo është një prej mundësive të fundit, sepse nuk ka mbetur rrugë ose derë tjetër për t’i mbështetur qytetarët dhe që të jepet një mundësi tjetër që fondet e Qeverisë të orientohen te kategoritë më të rrezikuara”, tha Haxhiu në emisionin “Tempus”, prodhim i BetimipërDrejtësi.
I njëjti shtoi se nuk është parë ndonjë veprim ose masë konkrete e Qeverisë, lidhur me krizën.
“Programi i rimëkëmbjes është programi që ka qenë për kohën e krizës nga pandemia, ndërsaderi më tani nuk kemi parë ndonjë veprim ose masë konkrete të Qeverisë, sa i përket krizës aktuale, por edhe te kriza energjetike që e kaploi vendin qysh vitin e kaluar por edhe tani kemi parë një ngathtësi në veprim dhe jo masa të duhura për ta parandaluar rritjen e çmimeve”, tha Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe