LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu falënderon deputetët për miratimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu falënderon deputetët për miratimin e Byrosë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja ka falënderuar deputetët që i dhanë dritën e gjelbër këtij Projektligji.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e miratuan në lexim të dytë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Miratohet Projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu shtoi se opinionet e Komisionit të Venecias janë garanci e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Byrosë.

“Ndërkaq vet ky institucion është garanci e vendosjes së drejtësisë për luftimin e intensifikuar të korrupsionit zyrtar duke i konfiskuar të mirat e përfituara paligjshëm nga të gjithë keqpërdoruesit e fondeve dhe pasurisë publike. I falënderoj të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij Projektligji që shënon përmbushjen e një zotimi shtyllë të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Haxhiu.

Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është miratuar sot në seancën e Kuvendit të Kosoëvs me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori