LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu dhe delegacioni nga Kosova në fund të muajit udhëtojnë për në Hagë – nuk dihet ende nëse do të takohen me Thaçin e Veselin

Haxhiu dhe delegacioni nga Kosova në fund të muajit udhëtojnë për në Hagë – nuk dihet ende nëse do të takohen me Thaçin e Veselin

Më 30, 31 mars e 1 prill, një delegacion nga institucionet e Kosovës pritet që të udhëtoj drejt Hagës për t’i takuar disa nga ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

Ky delegacion do të udhëhiqe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Flamur Pireva, këshilltari i ministres Haxhiu.

“Së bashku me ministren Haxhiu dhe nënkryetaren Bogyjevci, do të jenë edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi si dhe deputeti Erxhan Galushi të cilët do të qëndrojnë në Hagë me qëllim të takimit me personat që po mbahen në paraburgim”, ka thënë Pireva.

Ai ka shtuar se delegacioni nga Kosova do të takohet me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ish-shefin e GP të LVV-së, Rexhep Selimi dhe me ish-krerët e OVL  e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, e po ashtu edhe me ish-luftëtarin Pjetër Shala.

Ndryshe ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse delegacioni do të takohet me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ministrja Albulena Haxhiu ditë më parë në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com ka thënë se ajo ka kërkuar takim me të gjithë ata që po mbahen në Hagë.

Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurtë nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim
Lexo po ashtu Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurtë nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, kishte deklaruar Haxhiu.

Haxhiu theksoi se megjithatë ajo me Thaçin e Veselin kanë probleme politike të pasluftës, ajo  vlerëson kontributin e tyre në luftë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori