LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu, deputetit të LVV-së: Rri, palohu aty!

​Haxhiu, deputetit të LVV-së: Rri, palohu aty!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet lidhur me grevën në arsim.

Teksa ishte duke shprehur shqetësim për fëmijët të cilët janë jashtë bankave shkollore, Haxhiu iu drejtua njërit prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë “rri palohu aty”.


“Urdhëro, ti i dinë krejt, kanë e mbështesë e çka mbështesë. Po rri palohu aty”, ka thënë deputeti opozitar.

Haxhiu tutje ka deklaruar se VV-ja po vazhdo ta përmend fitoren e 14 shkurtit, por “kanë humbur shtatë herë”.

“Shkolla shqipe është ndalur sot, nuk është ndalur as në kohë lufte. Po ju lus, bëjeni zgjidhjen sepse ju takon juve. Nuk humbni asgjë nëse mësimi fillon sot”. /Telegrafi/