LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet dhe të lënë profesionet e tjera që i ushtrojnë

Haxhiu: Deputetët të heqin dorë nga mëditjet dhe të lënë profesionet e tjera që i ushtrojnë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka propozuar që të gjithë deputetët të mbajnë vetëm postin e deputetit dhe të heqin dorë nga ushtrimi i ndonjë profesioni tjetër.

Gjithashtu, ajo ka propozuar edhe krijimin e një fondi me mëditjet e deputetëve, që nënkupton heqje dorë nga mëditjet dhe të njëjtat para të shërbejnë për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës.


Në debatin për migrimin e të rinjve kosovarë, deputetja Haxhiu tha se duhet të hidhet një hap tutje për të ndryshuar gjendjen aktuale.

“Propozoj që të gjithë deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë mandatit të deputetit në këtë legjislaturë, të heqim dorë nga ushtrimi i profesionit tjetër, përpos të deputetit, në mënyrë që të u japim mundësi të rinjve dhe të rejave të diplomuar, që janë të shumtë në Kosovë, dhe nuk po kanë mundësi të punësohen…. Propozoj që nga sot, të gjitha grupet parlamentare ta kenë nga një përfaqësues në një grup që kisha dashtë me quajt një komision të ngritur, në mënyrën që deputetët vullnetarisht të heqin dorë nga mëditjet dhe ato mëditje t’i qojmë një buxhet të Kuvendit të Kosovës, i cili do të shkonte qoftë për favorizimin e bizneseve të cilët do të punësonin të rijnë, apo vet Kuvendi të hartojë politika se ku do ta dërgonte këtë buxhet”, tha ajo.

Ajo tha se dokumentet që po nxirren në Kuvend nuk po zbatohen, andaj sipas saj Kuvendi duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë në këtë drejtim. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori