LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli: Kam votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë për shkak të situatës pandemike

Haxhi Avdyli: Kam votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë për shkak të situatës pandemike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar publikisht se nuk e ka nënshkruat mocionin e inicuar nga partia e tij për shkarkimin e kryeministrit, Albin Kurti.

Këtë deklaratë ai e dha përmes një postimi në Facebook, ku i dha edhe arset për të cilat nuk kishte pranuar të nënshkruante këtë mocion.


“Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, shkruan Avdyli.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mbrëmjen e së mërkurës ka deklaruar se do të dalin nga koalicioni qeverisës për shkak të qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti, për taksën 100 për qind dhe pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Të enjten, LDK ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjen e këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Lidhjes Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.

Aktualisht nuk dihet nëse do t’i jep mbështetje edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kundër këtij mocioni nga LDK-ja janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe Haxhi Avdyli.

Mocioni i mosbesimit i cili do të inicohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë, do të duhet të ketë 61 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori