LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Korrupsioni është evidentuar me raporte, AKK ka bërë 105 kallëzime penale (Video)

Havolli: Korrupsioni është evidentuar me raporte, AKK ka bërë 105 kallëzime penale (Video)

Në emisionin ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli ka thënë se abuzimi me paranë publike ka ndodhur dhe po ndodh dhe sipas tij kjo gjë tashmë është e evidentuar edhe nga raporte të ndryshme.


“Ne si AKK kemi plasuar raportin vjetor të punës, ku gjatë vitit paraprak Agjencia ka ushtruar një numër të kallëzimeve penale në prokuroritë përkatëse që lidhen me deklarim të pasurisë, me çështje të korrupsionit dhe konflikt të interesit. Janë diku 105 kallëzime penale që Agjencia ka deklaruar në prokuroritë përkatëse”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Havolli ka thënë se këto raste kanë të bëjnë pothuajse me të gjitha nivelet, nga më e ulëta deri te më e larta.

“Një numër i madh i rasteve kanë të bëjnë me konflikt interesi, ku zyrtarët e lartë gjatë ushtrimit të fuknksionit kanë dashur t’i krijojnë vetes benifite për veten. Shembull, ka raste kur zyrtari i lartë që ka qenë kryetar i bordit dhe dëshiron të punësohet në institucionin e njëjtë ku e ka monitoruar”.

Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)
Lexo po ashtu Havolli: Në qershor dihet kush ka deklaruar rrejshëm pasurinë e kush ka fshehur transaksionet bankare (Video)

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka thënë se ki institucion ka ndaluar disa situata të tilla kur zyrtarët e lartë kanë dashur të përfitojnë në mënyrë jo të ligjshme benificione në punësim.

“Ka pasur raste kur të emëruar politikë duan të punësohen në të njëjtën ministri si shërbyer civil…Pra ka qenë këshilltarë tash dëshiron të bëhet shef, drejtor ose i punësuar në atë institucion”, tha ndër të tjera Shaip Havolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori