Zëvendësguvernatori i BQK-së për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”.
Zëvendësguvernatori Havolli ka informuar studentët e këtij Universiteti rreth funksionimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe ndikimit që ka ky institucion në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Secili qytetar i Kosovës ka lidhje të drejtpërdrejtë më rolin e Bankës Qendrore. Për 20 vjet të funksionimit të suksesshëm të BQK-së si prej pikëpamjes së institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare mbetet institucion kredibil dhe profesional në kryerjen e detyrave që i kërkon ligji. Pos këtij angazhimi, BQK-ja jep edhe këshilla për institucionet publike, qeverinë dhe kuvendin për politikat fiskale dhe ato zhvillimore. Banka Qendrore është ajo që rregullon, mbikëqyr, licencon të gjitha institucionet. Çdo bankë që operon në Kosovë është e licencuar nga BQK-ja dhe ky licencim i ka hapat e paraparë. Çdo bankë ka kushtet e saj nëse ka pas ndonjë problem siç mund të jetë falimentimi, ne nuk e licencojmë”, ka deklaruar Zëvendësguvernatori Havolli.
Një theks i veçantë i ligjëratës i është kushtuar edhe zhvillimeve në sektorin bankar, ku Havolli ka thënë se në Kosovë niveli i kredive të këqija është nën 3 për qind dhe se BQK-ja ka ndërmarrë masa ndaj cilitdo institucion financiar që ka bërë shkelje ndaj konsumatorëve.
“Ka pas raste kur sistemet nxjerrin edhe gabime, BQK-ja ka marrë masa ku ka detyruar operatorin për kosto shtesë të kthehet nëpër çdo klient individualisht. Ligjet e reja që jemi duke i fuqizuar, po i bëjmë më qëllim që të mbrojmë edhe më shumë konsumatorin. Ruajtja e stabiliteti financiar dhe sigurimi i qasjes në financa të gjithë qytetarëve janë në fokus të BQK-së, e cila mision të vetin ka që mos të lejojë ardhjen e një situate ku rrezikohet sistemi financiar. Gjithashtu për t’i pasur edhe më të sigurta mjetet e qytetarëve nëpër banka, BQK-ja ka në funksion edhe Asistencën me Likuiditet Emergjent. Ne bëjmë analiza të ndryshe duke përfshirë edhe Stres Testin, që na ka treguar se sistemi financiar në Kosovë është i sigurt”, ka thënë Havolli.
Në këtë ligjëratë, studentët parashtruan pyetje të ndryshme nga sektorët që i ka nën përgjegjësi BQK-ja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë