LAJMI I FUNDIT:

Hatzidakis: Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në një alarm të caktuar

Hatzidakis: Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në një alarm të caktuar

Ministri grek i Energjisë dhe Mjedisit, Kostis Hatzidakis në një intervistë për televizionin “Sky” për situatën në vend thotë se ngjarjet në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen disi në një alarm të caktuar, thotë korrespodenti i AIM-së nga Athina.

Ai shtoi se Athina mbështet perspektivën evropiane të Shkupit.

Ai përsëriti që Qeveria aktuale nuk pajtohet me marrëveshjen e Prespës, por si një marrëveshje ndërkombëtar duhet ta respektojë atë.

“Ne nuk duam marrëveshjen, por thamë se do ta respektojmë atë dhe do të luftojmë për ta përmirësuar sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne nuk kemi thënë që nuk duam perspektivën evropiane të Shkupit. Ne kemi thënë që duam në kushte dhe parakushte, nëse Shkupi është në përputhje me legjislacionin Evropian”, tha ministri grek.

Për atë se zhvillimet e fundit në vendin tonë do ta vinin në rrezik marrëveshjen e Prespës, Hatzidakis sqaroi se është një marrëveshje ndërkombëtare në fuqi, e cila detyron Shkupin dhe Athinën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori