LAJMI I FUNDIT:

Haskuka: Janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve në Prizren

Haskuka: Janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës. Përveç anëtarëve të rregullt të këtij Këshilli, në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Mbledhja filloi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, i cili më pas ia kaloi fjalën ministrit të ministrit Mustafa, për të folur rreth sigurisë së përgjithshme, ngritjes së sigurisë në shkolla dhe sigurisë në komunikacionin rrugor.


Të gjithë me radhë raportuan edhe përfaqësuesit nga divizionet e ndryshme të Komunës së Prizrenit dhe Policisë së kësaj komune.

Mbledhja vazhdoi me debat të hapur ku anëtarët e Këshillit patën rastin të parashtrojnë pyetjet e tyre. Ndër temat që u diskutuan ishin: shenjëzimi rrugor, ndriçimi publik, rastet e vjedhjeve të shtëpive, qentë endacakë, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, kamerat e sigurisë, zjarrvëniet nëpër pyje, lypsarët etj.

Gjatë debatit fjalën e mori edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili dha informacione në lidhje me angazhimet e Komunës për t’i evituar shumicën e këtyre problemeve.

Kryetari Haskuka tha se Komuna vitin e kaluar ka shtuar ndriçim publik në rrugë deri në 15 km gjatësi dhe do të vazhdojë edhe sivjet që të bëjë ndriçimin e rrugëve, qoftë me shtimin e shtyllave të reja të ndriçimit publik apo riparimit të atyre ekzistuese.

Sa i përket zjarrvënieve nëpër pyje, kryetari Haskuka tha se në Prizren janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve dhe fatmirësisht për shkak të temperaturave jo shumë të larta ato nuk janë përhapur në sipërfaqe më të mëdha.

Kurse për pyetjen për qentë endacakë, kryetari edhe njëherë bëri të ditur se trajtimi i tyre vazhdon të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit, derisa procesi i ndërtimit të Qendrës për Trajtimin e Qenve ka ngecur paksa për shkak të çështjeve pronësore me Agjencinë e Pyjeve.

Gjithashtu në lidhje me trajtimin e qenve endacakë, theksoi se Komuna ka bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori