Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave.
Ai ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktor që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
“Për rendësin e sektorit minerar flet organizimi i kësaj konference. Ne kemi qenë në kontakt me organizatorët e kësaj konference dhe e kemi përkrahur fuqishëm një organizim të tillë sepse mendojmë që Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime, e sidomos në fushën e minierave sepse Kosova ka pasuri nëntokësore që mund të shfrytëzohen”, ka thënë Hasani.
Ai ka treguar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike.
“Falënderojmë organizatorët për këtë konferencë që e kanë bërë dhe për bashkëpunimin që e kanë ofruar në vazhdimësi, sepse kanë sjell një listë që i kanë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë që ne po mendojmë si ministri, sepse jemi bartëse e Komisionit për Investime Strategjike, që tanimë e kemi Ligjin për Investime Strategjike që ka krijuar lehtësira të mëdha dhe besoj që rruga më e mirë për të nisur punën investitorët në këto zona të interesit të veçante është Ligji për Investime Strategjike”, ka thënë ministri Hasani.
Sipas tij, në të ardhmen do të ketë më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave.
“Në takimin e fundit që kemi pasur në Komisionin Ndërministror që e drejtoj unë ka pasur analiza dhe kërkesa nga të gjithë investitorët në fusha të minierave dhe kemi rënë dakord që t’iu krijojmë lehtësira, ta bëjmë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës që investitorët që mund të investojnë në këto zona, pas marrjes së statusit të investitorit strategjik, në rast se nuk ka minerale atu ku kanë bërë kërkime t’i ofrohet mundësia në një afat ligjor që të tërhiqen pa penallti”, ka shpjeguar Hasani.
Ai ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet. “Vlen të theksohet se edhe sa i përket infrastrukturës rrugore jemi mirë, sepse janë ndërtuar autostrada dhe kjo krijon lehtësira edhe për bizneset. Të gjitha këto janë parakushte për të ardhur investitorët e huaj dhe Kosovën ta shohin një treg ideal. Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve”, ka thënë ministri i MTI-së Bajram Hasani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert