LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Veseli më i guximshëm se Thaçi, të prishet koalicioni me LDK-në

Hasani: Veseli më i guximshëm se Thaçi, të prishet koalicioni me LDK-në

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, është më stabil dhe më i guximshëm se ish-kryetari Hashim Thaçi.

Këto deklarime Hasani i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës kur i është kërkuar të bëjë një krahasim mes Veselit e Thaçit.


“Edhe Veselin edhe Thaçin i njoh prej kohës së 90-va. Zoti Veseli ka qenë më i heshtur dhe më operativ, ndërsa Thaçi ka qenë më i hapur dhe më i ekspozuar. Zoti Thaçi jo gjithherë ka mundur t’i realizojë planet e veta, kështu iu është dashur ndihma. Unë me sa e njoh Veseli është më i qetë sesa Thaçi, më stabil sesa Thaçi dhe më i guximshëm sesa Thaçi. Kur e merr një punë ai e kryen 100%”, ka thënë Hasani në Info Magazine.

“Veseli ka marr drejtimin e partisë në kohën më të vështirë, pasi kemi sfida para vetes, kandidatët tjerë s’do të mund t’i përballonin këto sfida. Veseli njihet për bashkëpunimin me liderët në rajon dhe ka guximin dhe vullnetin t’i përballojë këto sfida”.

Hasani duke folur për rrethanat aktuale politike, thotë se “Veseli duhet ta prishë koalicionin dhe të shkojmë në zgjedhje”.

“Duhet t’u jepet mundësia qytetarëve ta shprehin vullnetin, nëse nuk shkojmë në zgjedhje atëherë zoti Veseli do ta ketë vështirë. Në zgjedhje duhet të shkohet, ka një amulli në Kuvend, ka një amulli në jetën politike”, ka thënë Hasani.

“Përpos dy vendimeve pozitive për UEFA dhe vizat asgjë tjetër shpresëdhënëse nuk ka”.

Hasni ka folur edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin.

“Për sa i takon bashkëpunimit me NISMA-s, për aq sa i njoh drejtuesit e saj nuk do të ketë një shkrirje në PDK, por një bashkëpunim pas zgjedhjeve është më se i mundshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori