LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Panairet ndihmojnë për bashkëpunim ndërmjet prodhuesve dhe blerësve

Hasani: Panairet ndihmojnë për bashkëpunim ndërmjet prodhuesve dhe blerësve

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), është e përkushtuar për krijimin e lehtësirave për biznese, duke hequr barrierat tarifore dhe jo tarifore.

Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me rastin e hapjes së panairit ndërkombëtar “Expokos” për energjetikë, ndërtim, patundshmëri dhe teknikë në Prishtinë i cili do të zgjasë tri ditë.

“Jemi duke punuar shumë për mbështetjen e prodhuesve dhe kemi prioritet zhvillimin e vendit. Heqja e akcizës për lëndën e parë, është një përkrahje e madhe për bizneset. Në raportin e BB, vlerësohet se Kosova ka bërë një progres të madh për të bërit biznes. Po shpresojmë se edhe në këtë vit do të kemi progres. Këto panaire ndihmojnë për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve dhe blerësve, si dhe shkëmbimin e përvojave”, ka thënë Hasani, përcjell KP.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se pa ekonomi shteti nuk mund të ekzistojë dhe sipas tij, Kosova ka krijuar ligje të mira dhe po krijon ambient të favorshëm për investime.

Hapet panairi “Expokos”
Lexo po ashtu Hapet panairi “Expokos”

Bekim Kastrati drejtor i Odës Ekonomike Britanike, tha se Kosova ka potencial të madh dhe për këtë ka ftuar kompani britanike që të investojnë dhe hulumtojnë në Kosovë.

Bekim Xhafa nga organizata e panaireve CEO tha se në edicionin e 17 të panairit, këtë vit për herë të parë ka përkrahjen britaneze.

Madje, ai këtë panair e quajtur Porta e Ballkanit në të cilin panair po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i organizimit të përvitshëm të këtij panairi është gjetja e partnerëve të biznesit dhe klientëve të rinj si nga kompanitë vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Panairi do të mbahet deri më 10 maj. /Telegrafi/