LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit të Vuçiqit

Hasani: Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit të Vuçiqit

Enver Hasani, thotë se serbët e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e referendumit që Serbia planifikon ta mbajë më 16 janar.

Ish-kryetari i institucionit më të lartë të drejtësisë, thekson se “Pakoja e Ahtisarit” nuk është referencë kur bëhet fjalë për çështje teknike.


“Pakoja e Ahtisarit nuk është në fuqi, ajo vlenë si zotim i Kosovës sa i përket natyrës së sistemit juridik kushtetues. Dmth Kosova ka me qenë republikë, ka me qenë shtet multi-etnik . Pakoja e Ahtesarit nuk vlenë për cështje juridike të të drejtave të votimit, ato janë kryer, janë integruar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Hasani.

Serbët e Kosovës, sipas Hasanit, nuk mund të jenë pjesë e referendumit që organizohet nga Serbia.

“Nuk mundet serbët e Kosovës të kenë dy lojalitete për cështje të sovranitetit. Ajo mundtët me ndodhë vetëm në një kohë kalimtare me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Por nuk mund të ketë lojalitet si standard permanent”, ka thënë Hasani në ATV.

Tutje ka folur edhe për Aosciacionin.

Hasani nuk beson që ka presion nga ndërkombëtarët që të krijohet një asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Unë nuk besojë që ka presion as nga vendorët as nga ndërkombëtaret për ta formuar asociacionin e llojit të caktuar që këtu asocohet me shprehjen “kompetenca ekzekutive”. Thjeshtë perëndimi ta kujton një detyrim që e ke në dy baza, baza kushtetuese sepse është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe baza ndërkombëtare sepse ke një marrëveshje që është ratifikuar me ligj dhe është bërë pjesë e rendit juridik në 2013”, tha ai.

Ndërsa sa i përket përmbajtjes së vendimit të 2015 sipas tij, ai vendim përmban çfarë nuk mund të jetë asociacioni.

Hasani ka sugjeruar krijimin e një projekti për dialogun me përfshirje të gjerë.

“Vendimi i 2015 ka treguar çfarë nuk duhet të jetë ascociacini, jo çka mund të jetë, andaj mendoj shumë më e dobishme është me dal me projekt tanin për dialog përgjithësisht përfshirë edhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse, sepse janë të identifikueshme çështjet që ne i kemi problem me Serbin, sesa me pru punën nesër pala x me ta dhanë në tavolinë një draftë, një koncept mandej ti sillesh rreth ati koncepti duke rënë në defanzivë”, përfundon ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori