LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Nëse shefi i AKI-së e ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ka bërë vepër penale

Hasani: Nëse shefi i AKI-së e ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ka bërë vepër penale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për shkrimin e publikuar në një portal ku thuhet se shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për ta informuar këtë të fundit për gjyqtarët e Kushtetueses se kinse po përfshihen në krim.

Sipas Hasanit, nëse shefi i AKI-së ka vizituar Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë vepër penale e abuzimit të detyrës zyrtare.

“AKI-ja asnjë autorizim dhe asnjë pikë bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese nuk e ka, asnjë. AKI mund ta vizitojë Gjykatën Kushtetuese vetëm nëse ka ndonjë raport personal, apo muhabet me dikë, ose kur të zgjidhet kryetari shkon me ia uru, e as kjo nuk është me vend”, tha Hasani.

Hasani tutje tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ka mandat luftimin e krimit, prandaj AKI-ja nuk merr leje nga ky institucion për zhvillim të hetimeve qoftë brenda institucionit të gjykatës.

“Nëse AKI-ja ka informata se kushdo qoftë, nga vozitësi deri të shefi i GJK-së, janë të involvuar në aktivitete që rrezikojnë sigurinë e shtetit, ai ose ajo mund t’i raportojë dhe i dërgon pjesën jo penale shefit të shtetit dhe prokurorisë. Asnjëherë nuk guxon dhe nuk ka të drejtë ta lajmërojë dhe t’i thotë kryetares së Gjykatës me supozim se aty fshihet një terrorist, sepse nuk është mandat i Gjykatës Kushtetuese ta luftojë krimin”, tha ai në “Rubikon” të Klan Kosovës.

“Ai nuk guxon të shkelë në oborrin e Gjykatës Kushtetuese, agjentët e AKI-së nëse kanë me operu, me përgju, me bë diçka aty, ata i kanë procedurat se si marrin leje për një gjë të tillë, por lejen nuk e marrin nga Gjykata Kushtetuese”.

“Në qoftë se ka shku aty, kjo është vepër penale e abuzimit me detyrën. Bashkëpunimi i dy institucioneve është si me thënë një farmaci ka bashkëpunuar me një xeherore. Sikur xeherorja e ‘Trepçës’ edhe farmacia, nuk e kanë as lidhjen më të vogël”, tha Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori