LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Janë kryer dy operacione ndaj 20-vjeçares, ende është në gjendje kritike

Hasani: Janë kryer dy operacione ndaj 20-vjeçares, ende është në gjendje kritike

Janë kryer dy ndërhyrje kirurgjike ndaj vajzës 20-vjeçare, e cila mori lëndime të rënda në këmbë nga aksidenti tragjik, por gjendja e saj është ende kritike, tha Ilir Hasani, drejtor i Qendrës së Emergjencës në Klinikën Nënë Tereza në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vajza është në gjendje të vështirë të përgjithshme, e cila ishte edhe para operacionit. Kemi formuar grup nga traumatologjia, kirurg abdominal, anesteziologu, kirurg plastik, kirurg vaskular dhe u vendos që të ndërmerren dy operacione që të shpëtohet jeta e saj. Ndërhyrja operacionale ka rrjedhur dhe ka përfundua siç është planifikuar. Gjendja e pacientes mbetet e njëjtë, kritike me rrezik për humbjen e jetës së saj. Megjithatë, po bëhen përpjekje mbinjerëzore që të shpëtohet jeta e saj”, tha Hasani.


Ai tha se në departamentin intensiv janë gjithsej katër pacientë. Një pacient është i qëndrueshëm dhe çdo moment mund të transferohet në departamentin e Klinikës së traumatologjisë, ndërsa dy pacientët e tjerë me dëmtim të kraharorit gjithashtu thuhet se janë në një gjendje shumë të rëndë dhe kritike./Telegrafi/