LAJMI I FUNDIT:

Hasani dhe Heldt flasin për organizimin e një konference për investitorë në Gjermani

Hasani dhe Heldt flasin për organizimin e një konference për investitorë në Gjermani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, të cilët kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, ku investitorët e mundshëm gjermanë, do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ambasadori i ri në këtë takim njoftues ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re.


Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë rast ambasadorin Heldt, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.

Ambasadori Heldt, ka theksuar se ekonomia është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Ministri Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës. /Telegrafi/