LAJMI I FUNDIT:

Hartohet plani kundër krimit të organizuar, policia thotë se disa të dyshuar kanë kryer më shumë se dy grabitje (Video)

Hartohet plani kundër krimit të organizuar, policia thotë se disa të dyshuar kanë kryer më shumë se dy grabitje (Video)

Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë hartuar plan të veçantë për parandalimin e plaçkitjeve. Sipas Policisë së Kosovës zbatimi i këtij plani po rezulton me sukses, pasi ata kanë arritur të arrestojë shumë persona të dyshuar.

Vrasja e policit dhe grabitjet e ditëve të fundit nëpër Kosovë, kanë bërë që Ministria e Punëve të Brendshme, se bashku me Policinë e Kosovës të hartojnë operacione konkrete për siguri më të madhe.


Numri i shtuar i forcave të rendit shihet në vendet ku janë më të frekuentuara nga qytetarët, krejt kjo për të ofruar më shumë siguri.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ky plan do të mbetet në fuqi deri në një plan tjetër nga institucionet e sigurisë.

“Varësisht prej vlerësimeve që i bën policia e vendit, duke marrë parasysh edhe rrethanat aktuale dhe zhvillimet në një të ardhme të afërt. Ne kemi kërkuar që masat të jenë proporcionale në raport me zhvillimet e javëve të fundit”, tha për RTV Dukagjinin, Selami Shkodra.

Shkodra shtoi se mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave operacionale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të fenomeneve të cilat po cenojnë sigurinë publike në Kosovë si dhe po shqetësojnë qytetarët dhe opinionin publik, përcjell Telegrafi.

Edhe Policia e Kosovës bënë të ditur se pas një pune operativo-hetimore janë identifikuar dhe arrestuar disa persona për këto plaçkitje.

“Gjatë operacioneve policore, vetëm në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 32 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim, ku disa nga ta dyshohet se kanë kryer më shumë se dy raste të grabitjeve dhe gjithashtu gjashtë persona të tjerë janë evidentuar dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha  Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë evidentuar 27 raste me vrasje ndërsa në vitin 2018 janë  shënuar 32 raste të vrasjeve të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori