eksperti-banner

Angazhimet e fundit shtetërore të Republikës së Kosovёs në pjesëmarrjen e aktiviteteve; si nё konferencёn rajonale tё Bёrdos nё cilёsi tё shtetit pёrmes kryeministrit Thaçi e organizuar nga Kroacia dhe Sllovenia, hapja mё herёt e Ambasadёs sё Kosovёs nё Kroaci nga presidenti Sejdiu dhe prezenca e tij nё solemnitetin e presidentit tё ri kroat Josipoviq, si dhe vizitat e intensifikuara tё zyrtarёve tё lartё tё Kosovёs me shtetin e Turqisё, shёnojnё pёr Kosovёn njё pikё tё re nё avancimin e marrёdhёnieve me shtetet e rajonit kundrejt Serbisë.

Kjo politikë e pёrafrimit me gjithё pengesat qё po i shkakton Serbia pёr integrimin e Kosovёs me vendet e rajonit, pritet tё ndiqet nga Kosova edhe nё tё ardhmen. Para pak kohe kryeministri Thaçi deklaroi se; “Edhe nё samitin e ardhshёm tё Sarajevёs qё pritet tё mbahet nё fund tё muajit maj ose nё fillim tё muajit qerrshor, Kosova do tё merrё pjesё si shtet i pavarur dhe Sovran.” Në qoftë se konferenca do të mbahet në Sarajevë dhe nëse Kosova arrin të marrë pjesë në këtë konferencë, do të shënojë fitoren e saj të radhës.


Kursi i politikës integruese qё po e ndjek Kosova me shtetet e rajonit, po i jep asaj avantazhin kundrejt Serbisё nё rajon. Pjesëmarrja e Kosovës nё kёto takime rajonale dhe vizitat ndërshtetrore, po e nxjerrin Serbinё jashtё loje. Ajo nuk mori pjesё nё konferencёn rajonale tё Bërdos pёr tё ardhmen e Ballkanit dhe as nё inaugurimin e presidentit tё ri kroat Josipoviq.

Nё kёtё kontekst, megjithatë, duket se Kosova nuk ёshtё e vetmja arsye pёr mospjesëmarrjen e Serbisё nё takimet rajonale. Arsye po aq e madhe që Serbia po refuzon tё marrё pjesё nё takimet rajonale tё iniciuara nga shtetet e saj fqinje, ёshtё se ajo nuk dёshiron qё roli i liderit tё Ballkanit t’i takojë ndonjë shteti tjetër pёrveç saj.

Nё kёto rrethana, Serbia po mundohet tё pёrdorё Kosovёn pёrsёri pёr t’i mbuluar qёllimet e veta politike deri nё realizimin e tyre. Mirёpo kjo qasje me vendet e rajonit, po i nxjerrё Serbisë në shesh pikat e dobёta dhe disavantazhet e saj. Serbia ka njё serё tё metash me vetveten dhe nё relacion me shtetet e rajonit, sidomos me shtetet e saj fqinje.

Krimet nga e kaluara dhe kujtesa e freskёt e luftërave tё përgjakshme qё zhvilloi kundёr vendёve tё ish-Jugosllavisё, po i mban shtetet e rajonit syhapur dhe tё rreshtuara krah pёr krah njёra tjetrёs kundrejt Serbisё. Ky mesazh duket të jetë i qartё: Në asnjë mёnyrё Serbia nuk duhet lejuar tё bёhet lidere e shteteve te rajonit! Kjo tregon se frika nga dhuna e ushtruar prej Serbisë ёshtё ende prezentë. Prandaj shtetet si Kroacia, Sllovenia, Shqipёria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria madje edhe Bosnje dhe Hercegovina (e cila me gjithё shantazhet e Serbisё mori pjesё nё Bёrdo) nuk do ta lejojnё Serbinё tё bёhet lidere e shteteve tё rajonit.

Njohja e Kosovёs nga Serbia, qё nё rrethanat e tanishme do tё ishte njё çudi, ka mundёsi tё ndryshojё kёtё çasje, sikurse edhe mundёsinё e integrimeve euroatlantike për Serbinë.
Mirëpo politikёn qё Serbia po e ndjek tani, vazhdon tё shikohet si ‘fёmijё grindavec’ i Ballkanit. Marrёdhёniet e tensionuara me Kroacinё pёr shkak tё ngritjes sё aktpadive tё ndёrsjellta nё GjND, marrёdhёniet e ftohta me Bullgarinё pёr shkak të pёrkrahjes sё fuqishme të Kosovёs nё GjND (gjë që e troniditi Serbinë), loja më herët me tёrheqjen e ambasadorёve nga Mali i Zi dhe Maqedonia dhe kthimi i tyre pёrsёri, problemet qё po vazhdon t’i shkaktojё Bosnje dhe Hercegovinёs qё nga paslufta e kёndej si dhe Kosovёs nё veri, nuk janё probleme qё po i shkakton vetëm vendeve të saj fqinje, por edhe gjithё bashkёsisё ndёrkombёtare, e cila në njërën formë a tjetër është ende e kyçur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe sidomos në Kosovë, duke shpenzuar për shkak të Serbisë pa kuptim shuma të larta parash të taksapaguesve të qytetarëve të vet në misionet e saj civile dhe ushtarake.

Bashkësia Evropiane duke i pasur parasysh gjithë këto problme që po i shkakton Serbia në rajon, është vërtet paradoksale pranimi i liberalizimit të vizave për Serbinë. Megjithatë, problemet dhe shantazhet që po i zhvillon Serbia në rajon, do ta mbajnë atë peng në rrugën integrimeve euroatlantike. Në këto rrethana, Kosova pёrmes njё politike integruese dhe të bashkёpunimit reciprok nё sfera tё ndryshme duhet tё shfryezojë kёtё kohё të çmueshme pёr avancimin e raporteve tё veta shetërore me vendet e rajonit.
Shtetet e rajonit me të cilat Kosova ka disavantazh në marrëdhëniet ndërshtetërore, janë: Rumania, Sllovakia dhe Greqia. Këto dy të fundit, megjithëse e kanë njohur pasaportën e Kosovës, vazhdojnë lojën e tyre të dyfishtë dhe ende hezitojnë të njohin atë. Arsyeja është se marrëdhëniet e Serbisë me këto shtete janë shumë më të forta se sa të Kosovës. Prandaj edhe, Republika e Kosovës duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtyre sheteve për ngritjen e urave për marrëdhënie më të mira me to, pasi njohja nga ana e tyre është një hap përpara drejt përafrimit të integrimeve evropiane dhe një fitore e radhës kundrejt Serbisë, në një kohë kur ajo mundohet të ‘gozhdojë’ dhe minojë zhvillimin ekonomik dhe avancimin politik të shtetit të ri në rajon dhe më gjerë.

Ngritja e politikёs sё jashtme nё njё pёrformancё mё tё lartё pёr arritjen e kёtyre synimeve ёshtё e domosdoshme. Angazhimi i njohësve tё politikёs ёshtё njё mundёsi e mirë pёr formimin e strategjive politike mё efikase në këtë drejtim. Nëse Kosova e rregullon dinamikën e punës dhe angazhohet me pёrkushtim në politikën e saj të jashtme, ka gjasa reale tё fitojё vendin e saj meritor nё mesin e shteteve tё rajonit dhe më gjërë. Fakti se presidenti i Serbisё, Boris Tadiq, nuk mori pjesё nё konferencën e Bёrdos, por aty ishte prezent kryemnistri i Kosovёs, Hashim Thaqi, tregon se Kosova mund tё avancojë politikisht para Serbisё nё rajon.

Pёr tё arriur kёtё avancim, Kosova duhet tё kёtё një qasje tё posaçme pёr secilin shtet veç e veç. Turqia për shembull ka njё simpati të veçantë për Kosovën. Kjo u dëshmua më herët me njohjen e shpejtë nga ana e Turqisë. Pastaj me heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës të cilët tani mund të udhëtojnë lirshëm për në Turqi, si dhe me rastin e dhënies në dispozicion të aeroplanit personal nga presidenti i Turqisë Abdullah Gyl për kthimin e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu nga vizita e tij e fundit që pati para do kohe në Turqi. Arsye për këtë ёshtё se një numër i madh i bashkatdhetarëve tonë me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare jetojnë në Turqi, por sidomos edhe për shkak të vlerësimit pozitiv të Turqisë për integrimin e qytetarëve turk nё jetёn qytetare dhe institucionale të Kosovёs. Këto marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Turqisë duhet të ruhen dhe të përforcohen edhe në të ardhmen, por edhe me shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët.

Në këtë mёnyrё, Kosova duhet t’i kushtojё vёmendje edhe dy shteteve tё saja fqinje, Maqedonisё dhe Malit tё Zi, nga njёra anё, sepse janё shtete fqinje dhe se Serbia mundohet vazhdimisht t’i instrumentalizojë për veti dhe t’i shantazhojë nё dёm tё Kosovёs, dhe nga ana tjetër, sepse nё tё dyja shtetet jetojnё shqiptarё, tё cilёt kanё nevojё pёr mbështetjen politike të Kosovёs për evitimin e diskriminimit që iu bëhet dhe të trajtimit të tyre si qytetarë tё dorёs sё dytё në këto vende.

Kёto veprime do ta avanconin poziten e Kosovës në harten gjeopolitike të rajonit dhe do ta përmirësonin jetёn e qytetarëve tё saj. Fundja, kjo edhe ёshtё esenca e ekzistimit tё njё shteti: Mbrojtja e shtetasve dhe të interesave tё tyre nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundshme. Veprimi aktiv apo qëndrimi indiferent shtetëror, institucional e qytetar në këtë rrafsh, do ta pёrcaktojё pozitёn politikisht mё tё favorshme ose mё pak tё favorshme tё Kosovёs kundrejt Serbisё nё rajon.