LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Harry Styles anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Harry Styles anuloi tre nga koncertet e tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Forumin Kia në Ingleëood.

Ylli 28 vjeç, e zbuloi lajmin përmes InstaStoryt dhe përmendi një grip të vazhdueshëm si arsye për shtyrjen e performacës minutën e fundit.


Ai ishte planifikuar të performonte të shtunën, 5 nëntor, të dielën, 6 nëntor dhe të hënën, 7 nëntor, në arenën me 70,000 ulëse. Të tre koncertet janë riplanifikuar për në janar.

Styles u detyrua gjithashtu të anulonte shfaqjen e së premtes në mbrëmje (4 nëntor|) për shkak të ‘ problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit’, sipas një postimi në Twitter të publikuar nga vendi i ngjarjes.

“Në fund të shfaqjes të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, filloi deklarata e Harry.

“Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga d

oktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur. Deri tani nuk më është dashur të shtyj asnjë shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam bërë turne”, tha tutje artisti.

“Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua. Shfaqjet e datave 5, 6, 7 nëntor do të shtyhen deri në 26, 27, 29 janar 2023. Gjithçka tjetër do të luhet sipas planit”, përfundoi deklarata e Styles.

Kjo listë e anuluar e shfaqjeve në Los Angeles i bashkohet një shfaqjeje të anuluar në Çikago më 6 tetor, e cila përfundimisht u riplanifikua për 10 tetor.

Edhe pse ai koncert u shty për vetëm katër ditë, fansat e Harryt nuk e pritën shumë mirë lajmin.

Problemet shëndetësore nisën gradualisht me grupin e yllit të popit dhe tani vetë Styles.

Përveç shtatë pjesëve të turneut të tij mbarëbotëror, Styles ka nisur një karrierë filmike, kohëve të fundit ai luajti në “Don’t Ëorry Darling” dhe “My Policeman”, i cili u shfaq në Amazon Prime gjatë fundjavës.

Ndërsa, turneu 22-mujor do të përfundojë në Itali vitin e ardhshëm në 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori