LAJMI I FUNDIT:

Harry dhe Meghan e bënë Dua Lipën që të çajë

Harry dhe Meghan e bënë Dua Lipën që të çajë
(Foto: Getty Images)

Ishin aq çift perfekt sa që shumë e konsideruan këtë martesën e ëndrrave.

Dhe kështu u prek edhe superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, që nuk arriti t’i përmbahej lotëve të saj.


Kështu së paku vet Dua ka pranuar në rrjetet sociale, pasi përcolli martesën mbretërore nga Las Vegasi ku po qëndron me familje.

“Ok, por Harry dhe Meghan më bënë të çaj”, u shpreh Dua për momentin e martesës së çiftit.

Më pas për një foto tjetër Dua Lipa sërish komentoi, dukeu shpreh e impresionuar nga fustani i Meghan.

“Dhe, ky fustan!!!”, u shpreh Dua në rrjetin social InstaStory.

Getty Images

Këngëtarja shqiptare aktualisht është ‘single’ dhe pëlqimi i martesës mbretërore mund të duket edhe si aludim se edhe ajo po mendon për një romancë afatgjate. /Telegrafi/