Keni harruar ku i keni lënë çelësat? Mos u shqetësoni! Të gjithëve na ndodh: shohim diçka dhe pas disa momenteve harrojmë plotësisht se çfarë ka qenë ajo ose ku e kemi parë apo lënë.
Nuk është se ju e keni humbur memorien, por ju vuani nga fenomeni i ashtuquajtur “amnezia atributive”.
Studimet më të reja përshkruajnë këtë fenomen e përshkruajnë si vështirësi për të mbajtur mend diçka që me siguri nuk do t’ju hyjë në punë.
Pasi kanë analizuar mbi 100 studentë, hulumtuesit kanë vërejtur se kur atyre u është kërkuar të mbajnë mend diçka, ata e kanë mbajtur mend më mirë se sa kur u nuk u është kërkuar ta mbajnë mend.
Me fjalë tjera, kjo është dëshmi se kujtesa është shumë më selektive se sa kemi menduar.
“Duket sikur kujtesa është si një lloj video-kamere”, shpjegon Brad Wyble, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State.
“Pra, nëse nuk e shtypni sustën, nuk do të mbani mend atë që e keni fokusuar me sy”.
“Por nëse aktivizoni xhirimin, që ndodh në rastin kur ju dëshironi të mbani mend diçka që mund t’u duhet më vonë – atëherë informacioni do të mbetet i regjistruar”, ka shtuar ai.
Edhe pse mund të shihet si një mangësi, në fakt studiuesit thonë se kjo është gjë e mirë, pasi truri nuk iu kushton vëmendje informacioneve të parëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City