LAJMI I FUNDIT:

Harron dritaren e hapur të veturës, i mbushet me borë

Harron dritaren e hapur të veturës, i mbushet me borë

Një grua në provincën kanadeze Newfoundland kishte harruar dritaren e veturës të hapur gjatë natës, megjithatë kur u zgjua atë e priste një befasi – e tërë vetura i ishte mbushur me borë, pikërisht në natën kur trashësia e borës arriti gati në 80 centimetra.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq bionden nga St John në Newfoundland duke qëndruar pranë veturës që i ishte mbushur me borë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë natës kur e parkova vetura e kam harruar dritaren e hapur. Por, u habita kur pashë që pranë veturës nuk kishte borë – në fakt ajo ishte futur brenda mjetit tim”, dëgjohet kjo grua duke bërtitur.

E autorja e videos që nuk mund të ndalej duke qeshur, ka postuar videon me qëllim që të shërben si leksion për shoferët tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur e parkojnë veturën. /Telegrafi/