LAJMI I FUNDIT:

Harmonia ndërfetare, delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë viziton BIK-un

Harmonia ndërfetare, delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë viziton BIK-un

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, i cili shoqërohej nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Myftiu Tërnava ka informuar nuncin Jean Marie Speich mbi punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në kultivimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.


Ai tha se si bashkësi fetare kanë bashkëpunim të mirë me Kishën Katolike në Kosovë.

“Ne jemi të gëzuar që vendi ynë ka një harmoni të tillë fetare, e cila është shembull për gjithë botën. Ne jemi vëllezër të një kombi, andaj duhet ta ruajmë dhe ta duam njëri-tjetrin, ngase kështu na porosisin mësimet tona fetare islame,” u shpreh Myftiu Tërnava.

Ndërsa, nunci Jean Marie Speich, falënderoi Myftiun Tërnava për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkësitë tjera fetare në vend. Ai çmoi lart kontributin e Myftiut dhe të BIK-ut për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është prezente në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët bënë thirrje që në botë të pushojnë vatrat e konflikteve e luftërave dhe të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet njerëzve pa dallim feje apo race.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori