Një rast kontroversial terrorizmi në Kosovë, ku dy të akuzuar u gjetën fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë të dyshuar terroriste, ‘Harausham’ – për të cilën BIRN ka zbuluar se mund të mos ekzistojë fare – vazhdon t’i vërë në siklet zyrtarët e lartë të drejtësisë.
Në një konferencë mbi gjyqësorin në Kosovë të premten, organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi iu përgjigj duke qeshur një pyetjeje mbi aktakuzën kontroversiale të ngritur nga kolegu i tij, Kryeprokurori Special Reshat Millaku.
“Këtij rasti s’kam çka me i thënë – u përgjigj Lumezi duke qeshur dhe duke ngritur duart – me rëndësi është që gjykata paska pru aktgjykim dënues”.
Lumezi pranoi se ndoshta “ka qenë një gabim, por ai sigurisht që është përmirësuar gjatë shqyrtimit gjyqësor meqë kryetari i trupit gjyqësor ka marrë aktgjykim dënues”.
Asnjë përmirësim nuk i është bërë rastit, zbuloi një hulumtim i BIRN, në gjyqin e Arben Livorekës dhe Nexhat Behlulit, të cilët u dënuan me nga tre vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar të këtij viti, pasi që u shpallën fajtorë për ‘pjesëmarrje dhe organizim’ në organizatë terroriste.
Të dy u arrestuan në shtator 2014 nën dyshimin e bashkimit të një grupi terrorist të quajtur ‘Harausham’, i cili pretendohet se ka lidhje me Al Nusra në Siri, gjatë periudhës nëntor 2013 – korrik 2014.
Megjithatë, BIRN zbuloi se ‘Harausham’ mund të ekzistojë vetëm në aktakuzën e prokurorisë dhe dokumentet e lidhura me të në gjykatë, dhe nuk shfaqet në kërkime të detajuara në listat zyrtare të grupeve që luftojnë në Siri dhe Irak.
Deklaratat e të dyshuarve në dokumentet gjyqësore janë të vetmet prova për ekzistencën e kësaj organizate, ndërsa të gjitha institucionet e drejtësisë kosovare dështuan të japin prova mbi ekzistencën e organizatës, kur BIRN i pyeti për rastin.
Kryeprokurori Lumezi, megjithatë, tha në konferencë se prokurori që ishte marrë me çështjen “duhet patjetër” ta dijë se për cilën organizatë bëhet fjalë, dhe se gjithashtu, gjykatësi që ka dhënë vendimin “duhet pyetur” për këtë rast.
(Shih përgjigjen e plotë të Kryeprokurorit në videon më poshtë, duke filluar nga minuta 1:38:54)
Nexhat Behluli, një nga dy të akuzuarit, i tha BIRN se nuk e ka idenë se nga e gjeti prokuroria këtë organizatë, duke pretenduar se dëshmia e tij në polici ishte manipuluar dhe se ishte përballur në gjykatë me diçka krejt tjetër.
Ylli Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, pjesëmarrës në konferencë, tha se raste si ai i ‘Haraushamit’, dëshmonin gabimet serioze në provat e administruara në sistemin kosovar të drejtësisë.
“Fillon me një kallëzim penal të policisë, përafërsisht e njëjta përshkruhet në aktakuzën e prokurorëve, dhe e kemi në fund edhe në aktgjykim, çka është bash pjesa më e madhe e aktakuzës pa ndryshuar asgjë në proces të aktgjykimeve dënuese”, tha Zeka.
“Nga kjo del edhe rasti ‘Harausham’ për të cilin kemi dënim për veprën që nuk ekziston, një organizatë fantazmë që nuk u vërtetua në sistemin gjyqësor”, theksoi ai.
Mbetet e paqartë nëse do të hapet rast disiplinor për Kryeprokurorin Special Millaku, dhe çfarë do të ndodhë me fatin e dy të pandehurve.
Kosova është me gjasa vendi me numrin më të lartë në Europë të aktakuzave që lidhen me terrorizmin, me afër 120 arrestime dhe gati 60 individë që po gjykohen për krime që lidhen me konfliktin në Siri dhe Irak.
Rreth 40 nga këta të dyshuar akuzohen se u janë bashkuar ISIS-it dhe Al Nusra në Siri dhe Irak gjatë viteve 2013 dhe 2014.
Por disa prej aktakuzave që BIRN ka siguruar janë vetëm disa paragrafë të gjata dhe nuk përmbajnë prova të tjera përveç deklaratave të të dyshuarve, apo ndonjë fotografi të tyre duke mbajtur armë apo në disa raste, një foto të Bin Ladenit dhe një biletë aeroplani për në Stamboll.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Digjen dy vetura me targa serbe në veri
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United