LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Veteranët nuk meritojnë të ofendohen, të përfshihen në Ligjin e Pagave

Haradinaj: Veteranët nuk meritojnë të ofendohen, të përfshihen në Ligjin e Pagave

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se muaji mars i rikthen gjithmonë kujtimet e kohës së luftës por edhe të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se nuk është koha që të flitet për listat e veteranëve.


Ai deklaroi se veteranët e UÇK-së duhet të përfshihen në ligjin për Paga që të mos ofendohen.

“Përball të gjithë atyre që iu mungojnë të dashurit e vetë, atëherë ata e meritojnë një lajm të mirë prej nesh. Ata nuk e kanë lajmin e mirë që t’u rriten pensionet, por ata nuk i pranojnë as diskutimet se kush është veteranë i vërtetë e kush jo. E dimë që ligji i Pagave është në proces por mos të harrojmë që të fillojmë nga kategoritë më meritore, ato të lirisë. Të paktën të përfshihen në këtë rritje e të mos i ofendojmë këta njerëz”, tha Haradinaj. /Telegrafi/