LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vazhdon me mesazhe për Thaçin: Nuk na mashtron me korrigjim të lehtë të kufijve

Haradinaj vazhdon me mesazhe për Thaçin: Nuk na mashtron me korrigjim të lehtë të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se e mashtron popullun e Kosovës as me korrigjim të lehtë të kufijve, sepse, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë.

Haradinaj tha se asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.


“Nuk ka budallë më. Njëherë na kanë befasuar, më jo”, tha ai.

Haradinaj bëri të ditur se siç e quan ai loja e kufijve ka hyrë shumë thellë.

Ai ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë, sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.

“I bëjë thirrje presidentit Thaçi që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontest”, ka shtuar ai.

Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, as Asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sa i përket largimit të trupave amerikane, tha se ne dëshirojmë që ata të mbesin në Kosovë, sipas tij ata janë në shtëpi dhe të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës, është e Hashim Thaçit”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori