eksperti-banner

Bashkimi ka arritur ta fitojë titullin e parë në histori duke e mposhtur Prishtinën në finalen e madhe.

Prizrenasit fituan me rezultat 3-1, ndërsa finalja e katërt e zhvilluar në ‘Sezai Surroi’ doli të jetë vendimtare.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar klubin e Bashkimit.

33299986 794308944026855 2867735296873594880 n

“Titulli Kampion i Kosovës i Klubit Basketbollistik Bashkimi nga Prizreni, është kurorëzim i përpjekjeve të vazhdueshme të sportistëve tanë që të dëshmojnë talentin dhe suksesin kulminant brenda dhe jashtë vendit”.

“Sporti, në veçanti dhe krahas tij edhe arti janë shndërruar në shembullin më të denjë të përfaqësimit më të mirë të vendit”.

33306826 794308907360192 3377800957202006016 n

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për talentët tanë, që janë ambasadorët e shkëlqyer në vend dhe botë. Urime”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app