LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon se kush nga ish-krerët e UÇK-së këndonte në Hagë

Haradinaj tregon se kush nga ish-krerët e UÇK-së këndonte në Hagë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se kush nga krerët e UÇK-së këndonte në qendrën e paraburgimit Hagë.

“Kemi këndu shpesh. Aty këngëtari më i mirë është kanë Rexha (Rexhep Selimi) edhe kem pasë qejf me ni. Ai edhe ka pikturu”, tha Haradinaj.

Tutje, ai shpjegoi ai së bashku me krerët e UÇK-së në Hagë kishin harruar se janë në burg.


“Kemi harrur që jemi në burg. Kemi menu që jemi në një luftë dhe në një front, ambienti jonë ka qenë që jemi në luftë, dhe në fund të fundit, e drejta jonë do të triumfojë”, tha Haradinaj në emisionin “DTP te Fidani” në Klan Kosova.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se ajo shkel të gjitha të drejtat e njeriut, sipas tij edhe ato më elementare.

Haradinaj gjithashtu foli edhe për festën e Pavarësisë brenda Speciales, duke cituar një shprehje të ish-presidentit Hashim Thaçit.

“Ndjenja e të festuarit në burg, në burgun klasik nuk mund të ndihet asgjë mirë, por ne nuk ishim në një burg tamam burg, por ne ishim të burgosur politik dhe mendoj që edhe sot e tutje janë të burgosur politik”.

“Të jesh i burgosur politik në shekullin 21, nga një gjykatë që e quan veten elitare, që është formuar për elitare dhe që do ta ndajë drejtësi të paanshme e njëkohësisht është një gjykatë e cila shkel të gjitha të drejtat e njeriut edhe më elementare. Të drejta të njeriut të cilat nuk i ka shkelur, ose të them rrallë i kanë shkelur edhe gjykatat e ish-Jugosllavisë. Sa i përket ditës së Pavarësisë, mund ta them një shprehje të Hashimit që tha “ata kanë mujt me na burgos fizikisht, trupin, por mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori